Erasmus + në Universitetin e Milanos, Itali

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus + në Universitetin e Milanos, Itali

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete në Universitetin e Milanos – Itali, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbimin e studentëve të nivelit Bachelor, Master, PhD, një student praktikant në periudhë kohore prej dy muajsh si dhe për staf akademik nga fushat e poshtëshënuara.

Nivelet e mobilitetit për studentët:

Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve Bachelor dhe kanë notë mesatare mbi 8.00).

- Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër të studimeve Master dhe kanë notë mesatare mbi 8.00)

- PhD programs (studentët duhet të jenë të regjistruar në njërin nga programet e fushave të specifikuara.

Bursat përfshijnë:
-   850 euro në muaj për studentët.
-   Kostot e udhëtimit deri në 275 euro.

Fushat e mobilitetit:
Veterinari
Farmaci
Shkenca Matematikore - Natyrore  dhe Statistika

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës.

 Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor dhe Master:
-          Certifikata e notave/Transkripta (preferohet në gjuhën angleze)
-          CV (në gjuhën angleze)
-          Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale)
-          Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
-          Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik)
-          Certifikata e njohjes së gjuhës angleze ose italiane (minimum B2).

Afati për aplikim për semestrin dimëror 2019 është: 27 mars 2018.

Dokumentet me titull "University of Milano" duhet të dërgohen të skanuara në emailin:  [email protected].  Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkëlidhura në një dokument të vetëm në PDF.
Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.