Erasmus+ në Universitetin Paris Nanterre, në Francë

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në Universitetin Paris Nanterre, në  Francë

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete në Universitetin Paris Nanterre në Francë në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  1. Shkëmbimin e studentëve  nga Fakulteti Juridik në të gjitha nivelet
  2. Si dhe shkëmbim të stafit akademik nga po e njëjta fushë

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  1. Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik)
  2. Certifikata e notave
  3. Certifikata e gjuhës frënge/ angleze  (Niveli B1/B2)
  4. Një letër motivimi (në gjuhën frënge/angleze).
  5. CV (në gjuhën frënge/ angleze)
  6. Kopja e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit
  7. Nota mesatare duhet të jetë minimumi 8.00
  8. Studentët që kanë njohuri të gjuhës frënge do të kenë përparësi.

Të drejt aplikim kanë studentet e Fakultetin Juridik. Për informata më të hollësishme për  Universitetin e Paris Nanterre vizitoni ueb faqen:  https://university.parisnanterre.fr/

Thirrja është e hapur për aplikim  nga data 22 Shkurt deri më  5 Mars 2019!

Dokumentet me titull "Universite Paris Nanterre" duhet të dërgohen të skanuara në emali adresën: [email protected] 

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni ose të na vizitoni në Zyrën  për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, nr.111 Prishtinë.