Thirrje për aplikim për Shkollat Verore në Universitetin Radboud, Hollandë

Në kuadër të Programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikim për Shkollat Verore në Universitetin Radboud, Hollandë, për studentët PhD dhe stafin akademik të Universitetit të Prishtines “Hasan Prishtina”.

Shkollat verore do të organizohen me 1 - 12 korrik dhe 5 - 16 gusht, 2019.

Për më shumë informacione për Shkollën Verore shihni linkun:

https://www.ru.nl/radboudsummerschool/application/erasmus/information-erasmus-scholarships/

Dokumentacioni për aplikim për studentët Ph.D.:
- Certifikata e notave/Transkripta 
- Vërtetim studenti;
- Letër motivimi;
- CV
- Certifikatë e gjuhës angleze;
- Kopje e pasaportës

Dokumentacioni për aplikim për stafin akademik:

-Kontrata e punës me UP-në
- CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze)
- Certifikata e gjuhës së huaj (Niveli minimal i gjuhës angleze B2)
- Letër motivimi;

Dokumentacioni për staf administrativ:

- Kontrata e punës me UP
- Certifikate e gjuhës angleze (Niveli minimal i gjuhës angleze C1)
- CV
- Letër motivuese
- Aprovim me shkrim nga drejtori i sektorit

Afati për aplikim: 21 Shkurt 2019

Dokumentet me titull "Radboud University" duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected]

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një dokument, në pdf.
Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.