Erasmus+ në University Côte d'Azur, Francë

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në University Côte d'Azur, Francë

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për stafin akademik për semestrin pranverorë 2020/2021 për mobilitete në University Côte d'Azur, Francë, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie (minimumi 8 orë).
Me kërkesë të partnerëve, përparësi kanë stafi akademik nga Fakulteti Ekonomik.

Kohëzagjatja e bursave:
- Stafi akademik (5+2 ditë)

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik:
- CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze)
- Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale)
- Kontrata e punës
- Planin për mësimdhënie (shkarko këtu)
- Certifikata e gjuhës së huaj (Niveli minimal i gjuhës angleze B2)
- Letër motivimi (në gjuhën angleze)

Afati për aplikim: 26 janar 2021

Dokumentet e skanuara duhet t’i dërgoni me titull “University Côte d'Azur” në emailin: [email protected],

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkëlidhura në një dokument të vetëm, në PDF.

Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.