ERASMUS+ NË EUROPIAN UNIVERSITY VIADRINA, FRANKFURT- GJERMANI

 
Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për bursë për semestrin veror 2021 “Eropian University Viadrina Frankfurt", Gjermani, në kuadër të programit Erasmus+.

Llojet e mobilitetit përfshijnë: Shkëmbim të studentëve të Fakultetit Filozofik, të nivelit Bachelor.

Të drejtë aplikimi kanë studentët e Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë (BA) dhe notën mesatare jo më pak se 8.00.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

- Certifikata e notave/transkripta (në gjuhën angleze);
- CV (në gjuhën angleze);
- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);
- Certifikata e njohjes së gjuhës angleze ose gjermane (minimumi niveli B2).

Për më shumë informacione luteni që ta vizitoni ueb faqën e univesitetit të lartpermendur: https://www.europa-uni.de/en/internationales.

Thirrja është e hapur deri me datë 20 janar 2021. Luteni që dokumentet e kompletuara t’i dërgoni të skanuara dhe bashkëlidhura në një dokument të vetëm PDF tek Znj. Afërdita Rexhepi, në emaili adresën: [email protected].