Erasmus+ në Nysa University, Poloni

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në Nysa University, Poloni

Universiteti i Prishtinës, hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin pranveror 2020/2021 për mobilitete në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Nysa, Poloni, në kuadër të programit Erasmus +  të Komisionit Evropian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbimin e studentëve për studime Baçelor (8 bursa)

Studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Baçelor në Universitetin e  Prishtinës  në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve dhe kanë notë mesatare mbi 8.00.

Fushat e mobilitetit: 

- Architecture

- Computer Science

- Finance and Accounting

- English/German Philology Business English

- Management and Production Engineering

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:

- Vërtetim mbi statusin e studentit (i lëshuar nga Fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik, jo më i vjetër se 30 ditë)

- Certifikata e notave/Transkripta (jo më e vjetër se 30 ditë)

- CV (në gjuhën angleze)

- Një letër motivimi (në gjuhën angleze)

- Certifikata e gjuhës angleze(minimum niveli B2)

- Kopjen e pasaportës ose letërnjoftimit

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre në Universitetin e Prishtinës.

Për programet e studimit dhe kurset të ofruara në NYSA, ju lutem vizitoni uebfaqet zyrtare, si më poshtë:

http://www.pwsz.nysa.pl/index.php?p=25,223,0,0,38,0

Studentët e përzgjedhur, do të duhet të plotësojnë Learning Agreement, me vetëm ato lëndë që ofrohen në NYSA për semestrin pranveror (spring semester), që përbëjnë jo më pak se 30 ECTS në total.

Afati për aplikim është: 14 dhjetor 2020

Dokumentet me titull ‘’ University of Nysa” duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected]

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë. Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një dokument të vetëm  në pdf.

Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail.