Erasmus+ në Çukurova University, Turqi

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në Çukurova University, Turqi

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për studentë për semestrin pranveror 2020/2021 për mobilitete në Çukurova University, Turqi, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
English/German/French Language Teaching department students and Business/Economics and Political Science students.
Shkëmbimin e studentëve për studime:
Bachelor dhe Master (dy studentë)
Nivelet e mobilitetit për studentët:
- Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Bachelor në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjajshme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët të paktën kanë të përfunduar vitin e parë të studimeve dhe kanë notë mesatare mbi 8.00)
- Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjajshme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semester dhe kanë notë mesatare mbi 8.00)
Kohëzagjatja e bursave:
- Bachelor dhe Master (5 muaj, shkurt – qershor 2020)
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:
- Transkripta e notave
- Letër motivimi
- Kopja e pasaportës/letërnjoftimit
- Certifikata e gjuhës angleze (niveli minimal i gjuhës angleze B2 ose gjermane ose frenge, varësisht nga fusha e studimit)

Për programet e studimit dhe kurset të ofruara në Çukurova University, Turqi, ju lutem vizitoni uebfaqet zyrtare, si më poshtë:
Economics (English) dhe Business Administration (English)  
Political Science (International Relations/European Studies)
For German and English language courses
https://eobs.cu.edu.tr/progdersplan_en.aspx?progid=30 dhe https://eobs.cu.edu.tr/ProgDersPlan_en.aspx?ProgID=23
Ju duhet të aplikoni në Çukurova University për programe dhe lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në fakultetin tuaj në UP, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni për të vazhduar studimet në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.
Afati për aplikim për semestrin pranveror: 25 nentor 2020

Dokumentet e skanuara duhet t’i dërgoni me titull ‘’Çukurova University’’ në emailat: [email protected],

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkëlidhura në një dokument të vetëm, në PDF.

Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.

 

Faculty of economics course list