Erasmus + në Häme University of Applied Sciences (HAMK), Finland

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus + në Häme University of Applied Sciences (HAMK), Finland
Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për studentët e UP-së (semestri veror 2020/2021) në Häme University of Applied Sciences (HAMK) , Finland, në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Evropian, në programin:
-    Administrim Biznes

 Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Një bursë për shkëmbimin e studentëve për studime Baçellor,
Nivelet e mobilitetit për studentët:
- Baçellor (studentët duhet të kenë të përfunduar të paktën një vit të studimeve Baçellor në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë, dhe kanë notën mesatare mbi 8.00)

Kohëzagjatja e bursave: 4 muaj

Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Certifikata e notave/Transkripta,
- CV (në gjuhën angleze),
- Një letër rekomandimi (në gjuhën angleze),
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze),
- Vërtetim për statusin e  studentit (i lëshuar nga Fakulteti juaj që konfirmon semestrin/vitin e studimit, jo më të vjetër se 30 ditë nga data e lëshimit),
- Certifikata e gjuhës angleze (minimumi niveli B2),

Për programet e studimit dhe kurset e ofruara në HAMK ju lutem vizitoni uebfaqet zyrtare, tek linku Business and Administration: https://www.hamk.fi/exchange-studies/?lang=en

Afati për aplikim deri më: 18 nëntor 2020

Dokumentet me titull "Häme University of Applied Sciences" duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected]

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një fajll, si PDF.

Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.