Erasmus+ në "Hochschule Anhalt - University of Applied Sciences”

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+  në "Hochschule Anhalt - University of Applied Sciences”, Gjermani

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hapë thirrjen për aplikim për bursa për semestrin veror 2021 në "Hochschule Anhalt - University of Applied Sciences”, Gjermani në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
•    Shkëmbimin e studentëve për studime  Master (nga data 1 prill - 31 korrik 2021),
(* Studentët e vitit te fundit te nivelit Bachelor mund të pranohen pas konsultimit me universitetin partner.)


Master - studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër dhe kanë notë mesatare mbi 8.00 (Fakulteti i Arkitektures) ose mbi 7.00 (Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike).


Fushat e mobilitetit janë:

•    Landscape Architecture (M. A.) - Department Agriculture, Ecotrophology, and Landscape Development

•    Architecture (DIA) (M. A.) - Department Architecture, Facility Management and Geoinformation

•    Biomedical Engineering (M. Sc.) - Department of Electrical, Mechanical and Industrial Engineering (last year Bachelor welcome!)

•    Photovoltaics Engineering Science (M. Sc.) - Department of Electrical, Mechanical and Industrial Engineering


Ndiqni përvojat e studentëve të programit Erasmus+ në Anhalt University: https://www.hs-anhalt.de/international/studienaustausch-auslandspraktikum-und-semester/success-stories.html

Për programet e studimit dhe kurset të ofruara në "Hochschule Anhalt - University of Applied Sciences”, Gjermani, ju lutem vizitoni uebfaqet zyrtare, si më poshtë: https://www.hs-anhalt.de/fileadmin/Dateien/FB3/Studiengaenge/MAA/bilderpool_dia/Forms/Curriculum.pdf. Per informacione rreth DIA (Dessau International Architecture): https://www.hs-anhalt.de/nc/studieren/orientierung/studienangebot/detail/architecture-dia-master-of-arts.html

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:
•    Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze apo gjermane të përkthyer nga ndonjë përkthyes i licencuar) që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik)
•    Certifikata e notave/Transkripta
•    Certifikata e gjuhës angleze (Niveli minimal i gjuhës angleze apo gjermane B2)
•    CV (në gjuhën angleze)
•    Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
•    Kopje e Pasaportës
•    Portfolio për studentet e Arkitekturës.

Mundësia si student me Erasmus zero Grant:
Pas plotësimit të numrit për bursa, studentët e listës së pritjes kanë mundësi për Erasmus zero Grant dhe duhet të vërtetojnë, që kanë mundësi financiare për t’i financuar studimet e tyre gjatë qëndrimit në Anhalt University (853 € në muaj kur aplikojnë për vizë).
Studentët e interesuar për këtë mundesi, do të marrin mbështetje të plotë administrative nga universiteti partner (Viza, akomodim, etj).
Inkurajojmë të aplikojnë edhe studentet me nevoja te vecanta dhe me asistence sociale.

Afati për aplikim për semestrin veror është deri më: 21 tetor 2020
Dokumentet me titull "Hochschule Anhalt - University of Applied Sciences” duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected] Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një dosje ne formatin PDF ne një e-mail.

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.