Erasmus + Mobility në Universitetin e Gracit, Austri

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus + Mobility në Universitetin e Gracit, Austri

Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete në Universitetin “Karl Franz” në Grac të Austrisë, në kuadër të program.it Erasmus+, për semestrin dimëror 2020/2021

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbimin e studentëve

Nivelet e mobilitetit për studentët:

Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universitetin e Prishtinës. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve Bachelor dhe kanë notë mesatare mbi 8.00).

Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Master në Universitetin e Prishtinës. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër të studimeve Master dhe kanë notë mesatare mbi 8.00).

Studentët e nivelit të studimeve BA dhe MA mund ta shkarkojnë  këtu Learning Agreement (e cila duhet të plotësohet në bashkëpunim me prodekanin e fakultetit përkatës).

- PhD (studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet PhD në Universitetin e Prishtinës). Këtu mund ta gjeni letrën e mentorimit, e cila duhet të plotësohet dhe të nënshkruhet nga profesori në  universitetin pritës  Letter of Supervision.

Kohëzgjatja e bursave të shkëmbimit:

-BA, MA dhe PhD (në kohëzgjatje prej 5,5 muaj)

Bursat përfshijnë:

- 850 euro në muaj për studentët;
- Kostot e udhëtimit deri në 275 euro.

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin në Universitetin e Prishtinës.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor dhe Master:

  • Certifikata e notave/transkripta (në gjuhën angleze);
  • CV (në gjuhën angleze);
  • Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);
  • Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (minimumi niveli B2).

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit PhD:

  • Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);
  • Certifikata e notave/transkripta (në gjuhën angleze);
  • Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
  • Për programet e ofruara në gjuhën angleze/gjermane kërkohet minimum niveli B2.
  • Letra e mentorimit e nënshkruar nga një profesor në Universitetin e Gracit. 

Për programet e studimit në Universitetin e Gracit, ju lutem, vizitoni uebfaqen zyrtare si dhe vegzat më poshtë:

https://studien.uni-graz.at/en/degree-programmes/

Courses: https://online.uni-graz.at/kfu_online/webnav.ini

Guidelines how to search courses  https://static.uni-graz.at/fileadmin/bib/downloads/studierende/incoming/ugo/bibwww_s_ugo_guidelines.pdf   

English courses: https://online.uni-graz.at/kfu_online/wbENLVSuche.wbEnLvSuchePage

https://www.uni-graz.at/en/university/information/faculties/

Thirrja është e hapur deri me datë  16  maj 2020. Luteni që dokumentet e kompletuara t’i dërgoni të skanuara në  një dokument të vetëm PDF  tek Znj. Afërdita Rexhepi, në emaili adresën: [email protected]