Erasmus + në Universitetin e Sapienzes në Romë

Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për mobilitet, Semestri Dimëror 2020/21, për Universitetin e Sapienzes në Romë (Itali), në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
Shkëmbim stafi akademik nga fushat në vijim:
-    Filologji;
-    Inxhineri Elektrike dhe Kompijuterike;
-    Arkitekturë ;
-    Matematkë;
-    Fizikë.

Dokumentet e kërkuara për aplikim:
-    CV   (në gjuhën angleze);
-    Listën e publikimeve ;
-    Pasaportën (të skanuar në faqën ku janë të dhënat tuaja);
-    Një dokument që jeni staf i Univeritetit të Prishtinës ;
-    Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
-    Kërkohet të keni njohuri të gjuhës angleze (minimumi B2);
-    Marrëveshjen për planin e mobilitetit do ta plotësoni në fazë të më vonshme.

Thirrja është e hapur deri me datë 20 Prill 2020.

Luteni që dokumentet e kompletuara t’i dërgoni të skanuara në PDF tek Znj. Afërdita Rexhepi, në emaili adresën: [email protected]