Erasmus + në Salzburg University of Education Stefan Zweig - Austri

01 Nëntor 2023
SHARE

Hapet thirrja për bursa në Programin Erasmus + në Salzburg University of Education Stefan Zweig - Austri

Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa për studentë për semestrin veror 2023/2024 për mobilitete në Salzburg University of Education Stefan Zweig - Austri, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbimin e studentëve për studime: Baçelor dhe Master

- Kohëzgjatja e mobilitetit: 1 semestër (5 muaj)

Fushat e mobilitetit:

- Edukimi dhe Filologji

Nivelet e mobilitetit për studentët:

Baçelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi baçelor në Universitetin e Prishtinës, të ngjashëm me programin, në të cilin aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë përfunduar, të paktën, vitin e parë në Fakultetin e Edukimit ose në Fakultetin e Filologjisë me notë mesatare mbi 8.00)

Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi master në Universitetin e Prishtinës, të ngjashëm me programin, në të cilin aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë përfunduar, të paktën, semestrin e parë në e Edukimit ose në Fakultetin e Filologjisë me notë mesatare mbi 8.00).

Informacione për programet e ofruara: www.phsalzburg.at  

Bursat përfshijnë:

  • 850 EUR në muaj;
  • Kostot e udhëtimit deri në 275 EUR.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit BA dhe MA janë:

  • CV (në gjuhën angleze, modeli Europass);
  • Certifikata e notave/transkripta (rekomandohet në gjuhën angleze);
  • Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik, jo më të vjetër se 15 ditë nga data e aplikimit);
  • Certifikata e gjuhës angleze (minimum niveli B2, njohja edhe e gjuhës gjermane është një përparësi).

Inkurajohen studentët me më pak mundësi (students with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.

Afati për aplikim: 5 nëntor 2023.

Dokumentet me titull Salzburg University of Education Stefan Zweig” duhet të dërgohen të skanuara te: [email protected]. Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkëlidhura në një dokument të vetëm PDF.

Për më shumë informacione rreth mundësive që ofron UP vizitoni ueb faqen:

https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,66