Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në "Université Côte d'Azur”, Francë
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin veror 2024 në "Université Côte d'Azur”, Francë, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve për studime të BA, MA dhe Doktoratës (një semestër) për të gjitha fushat e studimit).
Nivelet e mobilitetit për studentët:
- Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjajshme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve)
- Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjajshme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semester)
Kohëzagjatja e mobilitetit: Një semester për studentët, 5 muaj
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“.
Dokumentet e nevojshme për aplikim janë:
- Vërtetim mbi statusin e studentit (i lëshuar nga Fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve, jo më i vjetër se 30 ditë),
- Certifikata e notave/Transkripta (jo më e vjetër se 30 ditë),
- Diplomat paraprake të studimeve ( diplomën e studimeve BA dhe MA),
- CV (në gjuhën angleze),
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze),
- Certifikata e gjuhës angleze ose frënge (minimumi niveli B2),
- Kopjen e pasaportës.
Për programet e studimit dhe kurset të ofruara në Université Côte d'Azur, ju lutem vizitoni uebfaqet zyrtare, si më poshtë: https://univ-cotedazur.eu/organisation-of-the-training-programmes/training-organisations/training-organisations
Afati për aplikim për semestrin veror është deri më: 8 tetor 2023
Dokumentet me titull "Université Côte d'Azur”duhet të dërgohen të skanuara te: [email protected].
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. “Eqrem Çabej”, Prishtinë.