Erasmus + Mobility në Universitetin e Humboldt-it, Berlin

12 Korrik 2023
SHARE

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina’’, Fakulteti i Filologjisë, hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete tëstudentëve për semestrin dimëror 2023/2024 në Universitetin e Humboldt-it, Berlin, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

-Shkëmbimin e studentëve për studime Bachelor dhe Master për semestrin dimëror të vitit akademik 2023/2024:

• 1 bursë - Departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë Gjermane, niveli i studimeve BA ose MA 

• 1 bursë - Departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë Angleze, niveli i studimeve BA ose MA 

Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët janë tëregjistruar të paktën në vitin e dytë të studimeve BA.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor dhe Master:

- Certifikata e notave/Transkripta

- CV (në gjuhën angleze/ në gjuhën gjermane)

- Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Leternjoftimit

- Një letër motivimi (në gjuhën angleze/ në gjuhën gjermane)

- Vërtetimi i studentit (i lëshuar nga fakulteti që konfirmonnivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik)

- Certifikata e gjuhës angleze (B2) / Certifikata e gjuhësgjermane (B2) për studentët e Departamentit të Gjuhës dhe tëLetërsisë Gjermane

 

Studentët që do të përzgjedhen për këtë mobilitet me Universitetin e Humboldit do të duhet vetë të kërkojnë mundësibanimi gjatë kohës së qëndrimit për studime në Berlin, pasi qëUniversiteti i Humboldit nuk mund t’ju gjejë vende të lira në konviktet e studentëve.


Afati i fundit për aplikim për semestrin dimëror është: 27qershor 2023!

Dokumentet me titullin "University of Humboldt Application" duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected]dhe [email protected]

Vetëm dokumentet e kompletuara (të lidhura në një fajll si pdf) do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkëngjitura nënjë e-mail.