Erasmus +, në Universitetin e Gracit, Austri

22 Maj 2023
SHARE

Hapet thirrja për mobilitet në programin Erasmus +, në Universitetin e Gracit, Austri

Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për mobilitete në Universitetin e Gracit në Austri, në kuadër të programit Erasmus+ për semestrin veror 2022/2023 (semestrin aktual).

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbim stafi për mësimdhënie.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV (në gjuhën angleze);
  • Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Një dokument që jeni staf i Universitetit të Prishtinës;
  • Kërkohet njohuri e gjuhës angleze  (minimumi niveli B2);
  • Të keni një kontakt me një Profesor nga Universiteti pritës.

Thirrja është e hapur deri më 29 maj 2023 (në mesditë).

Dokumentet me titull ‘’University of Graz’’ duhet të dërgohen të skanuara te: [email protected].

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail dhe në një fajll, të skanuara në pdf. Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Për më shumë informata rreth bursave mund ta vizitoni ueb faqen :  Universiteti i Prishtinës (uni-pr.edu), ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, nr. 111,  Prishtinë.