Departamenti i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës prezanton episodin e tretë të UP Podcast, projekt ky i mbështetur nga Ambasada Gjermane në Kosovë. Ky episod trajton rolin kritik të gjuhës në krijimin dhe përhapjen e çrregullimit të informacionit.
Dëgjoni episodin e moderuar nga Asist. MA. Blerta Blakaj, kandidate për PhD në studimet mbi efektet e medias, së bashku me Prof. Dr. Bardh Rugova, gjuhëtar dhe anëtar i Akademisë së Shkencave, si dhe mësoni më shumë rreth teknikave të zakonshme të manipulimit gjuhësor dhe ndikimit të tyre në perceptime dhe qëndrime, strategjive për të identifikuar dhe kundërshtuar narrativat e rreme, si dhe rëndësisë së mendimit kritik në përballimin e sfidave të informacionit.
Ky episod kontribuon në rritjen e ndërgjegjësimit dhe nxitjen e diskutimit shkencor mbi një nga sfidat më të mëdha të shoqërisë moderne: fuqinë e gjuhës në formësimin e informacionit dhe mendimit.
Dëgjoni episodin këtu:
Listen to "E7-Blerta Blakaj-Bardh Rugova - “Fuqia e Fjalëve Si Ndikon Gjuha në Çrregullimin e Informacionit" on Spreaker.