Grupi Bërthamë
Në Bazë të Vendimit nr.646, Prishtinë 15/3/2013, të Rektorit të Universitetit të Prishtinës, emërohet Grupi Bërthamë për ofrimin e asistencës teknike për hartimin e projekteve kërkimore në Universitetin e Prishtinës.
Në përputhje me strategjinë për veprimtari kërkimore-shkencore, artistike dhe zhvillimore 2013-2015, anëtarët e Grupit Bërthamë do të ofrojnë asistencë teknike për hartimin e projekteve në bazë të kërkesave të njësive akademike dhe lehtësimin e procesit të planifikimit, si dhe për hartimin e aplikacioneve. Grupi Bërthamë gjithashtu do të ndihmojë edhe në përmbushje të kërkesave administrative që nevojiten për çdo aplikim.
Për më shumë informacion, kontaktoni përmes email-it Zyrën për Zhvillim Akademik, në: [email protected]