UP-ja hap konkurs për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore për vitin akademik 2020-21
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” e shpall të hapur konkursin për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve themelore për vitin akademik 2020-21.

UP-ja në vitin e parë të studimeve themelore, në afatin e I-rë të Konkursit për këtë vit akademik, do të regjistrojë 6638 studentë të rregullt.

Paraqitja e dokumenteve për regjistrim në programet e njësive akademike të UP-së fillon nga sot, më 21 shtator 2020, deri më 30 shtator 2020, ora 16:00. Për shkak të pandemisë COVID-19, provimet pranuese në UP do të mbahen në një periudhë më të gjatë, respektivisht nga data 2 tetor 2020 deri më 6 tetor 2020.

Konkursin e plotë e gjeni duke klikuar KËTU.

Suksese!