Informohu rreth punës praktike në MKRS

11 Tetor 2021
SHARE

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” (UP) kanë lansuar programin e punës praktike, përmes të cilit 100 studentë do të kryejnë punën praktike në MKRS ose në ndonjë nga institucionet vartëse të saj.

Sesioni informues për këtë program do të mbahet të enjten, më 14 tetor 2021, duke filluar nga ora 15:00,Amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare.

Studentët e profileve të ndryshme studimore mund të përfitojnë nga kjo mundësi, e cila pos tjerash iu ofron atyre mentorim, përvojë pune gjashtëmujore, si dhe kompensim mujor prej 200 eurosh.

Fakultetet dhe profilet që targetohen përmes kësaj thirrjeje janë:

  • Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit;
  • Fakulteti i Arkitekturës;
  • Fakulteti Ekonomik;
  • Fakulteti Filozofik – drejtimet e Psikologjisë, Historisë, Sociologjisë, Shkencave Politike, Etnologjisë, Antropologjisë dhe Arkeologjisë;
  • Fakulteti i Filologjisë – drejtimi i Gazetarisë;
  • Fakulteti i Mjekësisë;
  • Fakulteti i Ndërtimtarisë  – drejtimet e Ndërtimtarisë dhe Gjeodezisë;
  • Fakulteti i Arteve  – drejtimi i Dizajnit;
  • Fakulteti i Edukimit;
  • Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore  – drejtimi i Kimisë;
  • Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike - drejtimi i Inxhinierisë Kompjuterike.

Për mënyrën e aplikimit dhe detajet e tjera, përfaqësues të MKRS-së dhe UP-së do t’ju informojnë gjatë këtij sesioni informues. Numri i studentëve pjesëmarrës është i kufizuar. Andaj, sa më parë plotësojeni formularin në vijim, që të siguroni vendin tuaj në këtë takim: https://forms.gle/v33cyHizXXHfU9wz6

Iniciativa e programit të punës praktike ka për qëllim avancimin e studentëve në programet që lidhen me fushëveprimin e MKRS-së si përkushtim institucional për të mbështetur aftësimin e studentëve për tregun e punës dhe njëkohësisht të avancojë në përmbushjen e prioriteteve strategjike të ministrisë.