Karriera është një rrugëtim. Nise tani!

Dokumente të rëndësishme

Shoqëria e nesërme!

Njësitë Akademike

Universiteti i Prishtinës i ka 14 njësi akademike

Shih më shumë

Projektet e Erasmus+

Universiteti i Prishtinës është udhëheqës dhe partner i shumë projekteve për ngrijte të kapaciteve në kuadër të programit ERASMUS+

Shih më shumë

Dokumente

Vendime, Rregullore, Konkurse etj.

Lexo më shumë

Studentët për UP-në:

Sibora Gjocaj

Studente e dalluar e Fakultetit Juridik
Gjatë katër viteve të studimit në programin Bachelor të Fakuletit Juridik të Universitetit të Prishtinës, kam arritur të tregoj rezultate të larta dhe të suksesshme. Veprimtaria që zhvillon Universiteti i Prishtinës në tërësi dhe synimet që ndjek Fakulteti Juridik në veçanti, më kanë motivuar që të avancohem dhe të shkathtësohem sa më shumë në dije e ngritje profesionale, dhe në të ardhmen, të kontribuoj në të drejtën dhe të mirën e shtetit tim.

Verë Dugolli

Studente e dalluar e Fakultetit të Edukimit
Për mua këto katër vite të studimeve në UP ishin vite efektive në zhvillimin tim profesional në fushën e Edukimit. Falë stafit të mrekullueshëm akademik të fakultetit arrita të fitoj një përvojë të paharrueshme dhe të dobishme për të ardhmen time. Me anë të projekteve që UP-ja realizon me universitetet e huaja, unë po marrë pjesë në projektin virtual nga Bournemouth University, UK dhe po ndjekë ligjërata virtuale në JLU Giessen, Gjermani, duke bashkëpunuar me studentë nga e gjithë bota. Krenare që #UnëjamUP!

Eronita Jasiqi

Studente e dalluar e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike
Periudha e universitetit është periudhë sfiduese. Por si studente e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, kjo periudhë ishte dhe do mbetet gjithmonë e paharruar falë ngrohtësisë që jep UP – ja. Përkushtimi i profesorëve dhe asistentëve, puna eksperimentale dhe shoqëria me kolegët janë thelbi i studimeve, të cilat te unë kanë ndikuar në formësimin profesional dhe shoqëror gjatë 3 viteve të studimeve. Gjithmonë falënderuese ndaj UP – së për eksperiencat e bukura studentore! #UnëjamUP"

Njomza Gashi

Studente e dalluar e Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë
Përvoja akademike e fituar në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, programi Teknologji Ushqimore me Bioteknologji, ishte e mrekullueshme. Gjëja më e rëndësishme për mua, në lidhje me përvojën universitare, ka qenë aftësimi në aspektin profesional, si dhe eksplorimi i një sërë mundësish për të ardhmen time në zhvillimin e një karriere të suksesshme. Stafi akademik i përgatitur dhe i kualifikuar ishte vazhdimisht i përkushtuar ndaj ofrimit të këshillave dhe ndihmës profesionale në arritjen e rezultateve sa më cilësore. Pas tre viteve të paharrueshme të studimit këtu, mund të them me bindje se UP-ja ishte zgjedhja e duhur për arritjen e ambicieve të mia!

Rina Maliqi

Studente e dalluar e Fakultetit të Arkitekturës
Studimet në UP i kanë kaluar pritshmëritë e mia, sidomos në aspektin e të studiuarit kualitativ e me profesorë të kualifikuar. Ajo që do të ishte e vlefshme të përmendej si veçori tejet pozitive e mësimdhënies dhe ndjekjes së studimeve në Fakultetin e Arkitekturës është mësimi në mënyrë konstante. Bashkë-diskutimi me profesorë është një gjë e natyrshme, e inkurajuar dhe pothuajse e domosdoshme, sidomos gjatë orëve të ushtrimeve, duke krijuar në këtë mënyrë një marrëdhënie të shëndoshë student-profesor. Përvoja ime në UP më ka bërë të kuptoj mjaft mirë se ky profesion është tejet gjithëpërfshirës dhe shumë kërkues, duke e bërë edhe ndjekjen e studimeve në këtë fushë mjaft sfiduese.

Ernis Meshi

Student i dalluar i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike
Të jesh pjesë e një institucioni me trashëgimi të bujshme si të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, ku gjeni plot shembuj inspirues, është një nder dhe kënaqësi. Sfidat që i kam hasur në studime ishin një mundësi më shumë për të ngritur kompetencat e mia profesionale. Nëse dëshironi që të ndërtoni një bazë solide shkencore dhe një kulturë pune të palodhshme, atëherë bëhuni pjesë e UP-së, sepse janë pikërisht këto tipare që mundësojnë një të ardhme të ndritur.

Endrit Beqa

Student i dalluar i Fakultetit të Shkencave Matematike – Natyrore
Jam student në semestrin e fundit të programit Shkenca Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“. Këto tri vitet kanë qenë një eksperiencë e shkëlqyer ku kam arritur të marrë shumë njohuri të reja, të sfidoj veten dhe të zhvilloj aftësitë e mia profesionale. E gjithë kjo, jo vetëm falë angazhimit tim, por edhe të profesorëve, asistentëve dhe kolegëve që gjithë më kanë mbështetur dhe ndihmuar.