Njoftim për studentët që kanë parashtruar ankesë në komisionin për lirim nga pagesa e semestrave 
Njoftim për studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”  të cilët kanë parashtruar ankesë  në komisionin  për lirim nga pagesa e semestrave për vitin akademik 2016/17,  që i përkasin kategorisë dy e më shumë student të të njëjtës familje.

Vendim, Lista e studentëve të cilët kan parashtruar ankesë për lirim nga pagesa e semestrave për vitin 2016-2017

 

Prioritetet që janë përfshirë si kritere për lirim nga pagesa e semestrit sipas njoftimit me nr. prot: 599 dt:06.3.2017 janë:

[1] Prioritet të parë për lirim do të kenë studentët me status të rregullt në nivelin bachelor në raport me studentin qe ka status me korrespondencë në nivelin bachelor dhe me studentin e nivelit master;

[2] Prioritet të dytë për lirim do të kenë studentët që kanë statusin e studentit me korrespondencë në nivelin bachelor në raport me studentin e nivelit master.

[3] Studenti i nivelit master mund të lirohet vetëm nëse nuk ka studentë që i takojnë dy prioriteteve paraprake