Erasmus+ në Anadolu University, Turqi - hapet thirrja
Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete për semestrin vjeshtor/dimëror në Anadolu University, Turqi, në kuadër të programit Erasmus + International Credit Mobility të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
-          Shkëmbimin e studentëve për studime (Bachelor, Master dhe PhD)


Nivelet e mobilitetit për studentët:
-    Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjajshme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët të paktën kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve).
- Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjajshme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semester).
- PhD (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi PhD në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjajshme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët të paktën kanë të përfunduar një semestër).

Fushat e mobilitetit për BA, MA dhe PhD:

  •   Economics
  •   Electrical-Electronics Engineering
  •   Computer Engineering
  •   Turkish Language and Literature

Bursat përfshijnë: 
-Kompensimin mujor: 800 EUR në muaj 
-Kostot e udhëtimit deri në 275 EUR 

Dokumentat e nevojshme për aplikim:
- Certifikata e notave/Transkripta
- CV (në gjuhën angleze)
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
- Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik)
- Certifikata e gjuhës angleze ose turke

Për programet e ofruara në gjuhën angleze ose turke kërkohet niveli i gjuhës minimumi B1.
Për lëndët e ofruar (Economics, Electrical-Electronics Engineering, Computer Engineering dhe Turkish Language and Literature), vizitoni linkun më poshtë:
http://abp.anadolu.edu.tr/en/akademik/lisans
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.

Afati për aplikim për semestrin vjeshtor/dimëror 2017/2018 është: 6 prill 2017

Semestri vjeshtor/dimëror në Anadolu University fillon në shtator 2017 dhe dhe përfundon në janar 2018.
Përzgjedhja do të bëhet duke u bazuar në notën mesatare dhe njohuritë e juaja në gjuhën angleze ose turke.

Dokumentet me titull ‘’Aplikim Anadolu University’’ duhet të dërgohen të skanuara tek: 
[email protected][email protected]

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail, në pdf.
Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.