NJOFTIM – KURS ONLINE PËR LIRINË AKADEMIKE
Me 4 qershor do të filloj kursi online (MOOC) për lirinë e shkollimit të nivelit akademik dhe të tjera vlera të arsimit të lartë, kurs i cili për ndjekësit e tij mëton të jap përgjigje në pyetjen: Pse ka rendësi liria akademike?

Ky kurs është i dizajnuar për staf dhe studentë të arsimit të lartë, por do të jetë i qasshëm edhe për organizata të ndryshme dhe agjenci qeveritare.

Lira akademike është vlerë themelore në arsim të lartë dhe në hulumtim. Në këtë kurs do të kuptoni se si ta përdorni lirinë akademike për bërë pyetje kritike dhe si me anë të kësaj do të mund t’i kontribuoni shoqërisë demokratike. Gjatë këtij kursi do të eksploroni edhe rëndësinë e hulumtimit të lirë e të hapur, dhe mënyrën se si kjo ndikon tek vlerat themelore të arsimit të lartë dhe tek vlerat e shoqërisë.

Kursi në fjalë është realizuar në kuadër të projektit Refugjatët Akademik të projektit Erasmus+ të Bashkimit Evropian. Projekti ‘Academic Refuge’ i financuar nga BE-ja synon të përmirësojë kapacitetin e universiteteve evropiane për të ndihmuar refugjatët dhe akademikët e kërcënuar në kampus, duke promovuar mirëkuptimin dhe respektin për vlerat e arsimit të lartë.

Informatat e detajuara lidhur me kursin i gjeni në linkun në vijim: https://www.futurelearn.com/courses/academic-freedom