Thirrje për Aplikim
Apliko për Punë Praktike përmes Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës

Agjencia e Punësimit e Republikës se Kosovës, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës (UP), shpall thirrje të hapur për aplikime për mbështetjen e Programit për  “Trajnim ne Punë”.

Kupto më shumë për profesionet në tregun e punës në Republikën e Kosovës!

Ftohen studentët me KORRESPODENCË dhe të SAPO TËDIPLOMUARIT e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina“, që të aplikojnë për Trajnim në Punë në institucione publike, ndërmarrje publike, kompani private dhe OJQ.

Studentët do të jenë të angazhuar me orar të plotë me mbikëqyrësin e drejtpërdrejtë të njësisë, departamentit përkatëse.

Trajnim në Punë është me pagesë në vlerë prej 100€ në muaj.

Numri i studentëve që do të përzgjidhen nga fushat specifike të studimit do të caktohet sipas nevojave të brendshme të institucioneve publike, ndërmarrje publike, kompani private dhe OJQ.

Trajnim në Punë për studentët e përzgjedhur do të zgjasë tre muaj (3 muaj), nga data 2 Korrik 2018 deri më 1 Tetor 2018.

Detyrat dhe përgjegjësitë për përfituesit: - Detyrat dhe përgjegjësitë e përfituesit do të caktohen nga mbikëqyrësi (në varësi se ku caktohet).

Informata rreth aftësive në punë: - Përfituesi/ja preferohet të ketë: Shkathtësi të komunikimit, aftësi të mira analitike, shkathtësi dhe njohuri në aplikimin e programeve kompjuterike nga pako Microsoft Office, dhe shkathtësi në punë teknike, aftësi të punës në grup, motiv për t’u vetë zhvilluar.

Dokumentet e nevojshme për Aplikim:

  1. Kopja e letërnjoftimit,
  2. Dëshmi mbi përfundimin e studimeve (diploma apo çertifikata e diplomimit),
  3. Për studentët që i vijojnë studimet me korrespodencë, dokument/dëshmi mbi vijimin e studimeve me korrespodencë

Aplikimi dhe kriteret për aplikim:-Konkursi është i hapur për të gjithë studentët e diplomuar dhe studentët me korrespodencë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Përfituesit e Trajnimit në Pune në përfundim të programit do të pajisen me Certifikatë nga institucioni, kompania dhe organizata nga tregu i punës dhe Agjencia e Punësimit e Republikës se Kosovës, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS).

Dokumentet duhen të dorëzohen pran Zyrës se Punësimit  të Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës;

Adresa: Tirana, pranë shkollës Shtjefen Gjeqovi, ne Lakërishtë, Prishtinë;

Me ketë rast behet edhe regjistrimi i kandidatëve në Zyrat ePunësimit.

Linku i shpalljes në Agjencinë e Punësimit në Republikën e Kosovës: http://aprk.rks-gov.net/NewsDetails/1028

Afati i aplikimit nga data 1.06.2018 deri më datë 15.06.2018.