Fakulteti Juridik përfaqësohet në konferencën ndërkombëtare “Kosova dhe e Drejta Ndërkombëtare”, që do të mbahet në Paris më 6 qershor 2018
Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në bashkëpunim me Universitetin Nanterre të Parisit, Qendrën për të Drejtën Ndërkombëtare Nanterre dhe Ambasadën e Republikës së Kosovës në Francë organizojnë një simpozium të përbashkët për të diskutuar çështje të rëndësishme ligjore për Kosovën, të drejtën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Fakulteti Juridik do të përfaqësohet nga dekani, prof. asoc. dr. Haxhi Gashi, profesorët: prof. dr. Enver Hasani, prof. dr. Hajredin Kuçi, prof. asoc. dr. Qerim Qerimi, prof. ass. dr. Remzije Istrefi si dhe prodekani, prof. ass. dr. Besfort Rrecaj.

Në këtë simpozium do të ligjërojnë profesorë edhe ekspertë të çështjeve të së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, evropiane, kushtetuese dhe civile nga Universiteti i Parisit Nanterre, Universiteti i Romës, Universiteti i Brukselit,, përfaqësues nga Shoqata Franceze për të Drejtën Ndërkombëtare si dhe nga Instituti i së Drejtës Ndërkombëtare. Gjithashtu, aty do të jetë prezent edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Paris, shkëlqesia e tij, z. Qendrim Gashi, i cili do të iu adresohet të pranishmëve me fjalë hapëse në këtë Konferencë.

Për më shumë, gjeni agjenden e konferences duke klikuar këtu.