CERTIFIKOHET GJENERATA E VI-TË E PRAKTIKANTËVE NË QENDREN PËR ZHVILLIM TË KARRIERËS
Salla e kuqe e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina “, ishte hapësira mikëpritse për gjeneraten e VI-të të studentëve praktikantë në Këndet Informuese të QZhK-së, dhe  Menaxhmentit të Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina “: Rektorit - Prof Dr. Mrajan Dema.

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema përgëzoi praktikantët për finalizimin me sukses të praktikes në këndet informuese të QZHK-së, dhe këshilltaret e karrierës për punën e bërë:

Universiteti i Prishtinës “ Hasan Prishtina “,  mbështet vullnetarizmin si nje nga shtyllat kryesore të përgjegjësisë sociale ndaj komunitetit ku ne operojmë. Programi i vullnetarizmit nxit përfshirjen personale të studentëve dhe të diplomuarve  në aktivitete të organizuara nga Qendra për Zhvillim të Karrierës “ Universiteti i Prishtinës “ Hasan Prishtina “si dhe përfshirjen në një skemë të posaçme mbështetjeje që Universiteti i Prishtinës “ Hasan Prishtina “, siguron për çdo nismë vullnetarzimi që marrin përsipër studentët dhe të diplomuarit.

Synim  i  Menaxhmentit të Universitetit të Prishtinës « Hasan Prishtina «, është rritja në vazhdimësi e cilësisë  dhe zhvillimi i sherbimeve në Universitet të cilat janë në funskion të edukimit të gjeneratave  të reja dhe ekspozimit të tyre para mundësive për zhvillim në karrierë, edukim dhe punësim.

Programi i Punës Praktike në Qendren për Zhvillim të Karrierës – Universiteti i Prishtinës “ Hasan Prishtina “, zhvillohet në Këndet Informuese të QZHK-së, të cilat janë aktive në trembëdhjet njësitë akademike të Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina “. Përmes  Këndëve Informuese, studentët dhe të diplomuarit e UPHP-së, u ofrohen sherbime për edukim, këshillim, orientim dhe zhvillim në Karrierë.

Ky programi i punës praktike,  zgjatë tre muaj dhe mbikqyret nga Këshilltaret për Karrierë të QZhK-së. Fillimisht, aplikuesit perzgjidhen në bazë të kritereve të konkursit, me pasë trajnohen për ofrimin e shërbimeve për edukim, këshillim, orientim dhe zhvillim në Karrierë dhe në vazhdimesi të programit punohet në zhvillimin e aktiviteteve për studentë dhe të diplomuar të UPHP-së. 

Qellimi i programit të punës praktike, është zhvillimi i shkathtesive për studentë dhe të diplomuar dhe nderlidhja e tyre  me tregun e punës. Programi i punës praktike në QZhK – është pa pagesë i bazuar në angazhimin vullnetar ( 4h brenda ç’do ditë pune ). Praktikantet ndër të tjera zhvillojnë këto njohuri: Regjistrimin e të dhënave në databazë, Informimin e studentëve përmes platformave on-line, Këshillimin për përgaditjen e CV-së dhe letrës motivuese, Këshillimin në pergaditjen për intervistë pune, Zhvillimin e shkathtësive në qasje me tregun e punës,  Ideimin, planifikimin dhe moderimin e një aktiviteti me tregun e punës, Moderimin e sesionit këshillues: Video Sesion – AgCAS – Bëhu gati për tregun e punës!, Promovimin e shërbimeve digitale të Karrierës: pvk.uni-pr.edu ( Platformen Virtuale të Karrierës – PVK ) dhe ekarriera.uni-pr.edu ( E – Karriera ), etj.

Sot u Certifkiuan dymbëdhjetë praktikantë nga programi i  punës praktike në QZhK  të angazhuar në periudhen: Janar – Prill 2018,  dhe trembedhjet studentë të cilet kanë përfunduar me sukses modulin e II trajnues në QZhK, me temat: ( Shkathtësitë e nevojshme për punësim më të lehtë – shitja; Shkathtesit e komunikimit; dhe Shkathtësit e prezantimit).

Përmes programit të punës praktike në QZhK, janë certifikuar gjashtë gjenerata ( Janar 2016  - Prill 2018 ), numëri i perfituesve është 86 praktikantë prej tyre 67 Femra. Nderkaq numëri i të punësuarve pas përfundimit të programit të punës praktike në QZhK, është 57.

Aktualisht po e zhvillon praktiken Gjenerata VII e praktikantëve në QZHK. Gjenerata në ardhje, është gjenerata e VIII - të, e cila pritet të filloj me programin e punës praktike në Shtator  2018.