Erasmus+ në Çukurova University, Turqi
Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në Çukurova University, Turqi

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për studentët e UP-së për semestrin dimëror 2018/2019 për mobilitete në Çukurova University, Turqi, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbimin e studentëve për studime:

  1. BSc Economics dhe BSc Business Administration
  2. MA në Political Science (International Relations/European Studies)

Nivelet e mobilitetit për studentët:

Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Bachelor në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjajshme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët të paktën kanë të përfunduar vitin e parë të studimeve dhe kanë notë mesatare mbi 8.00)

-Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjajshme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semester dhe kanë notë mesatare mbi 8.00)

Kohëzagjatja e bursave:
-  5 muaj

Bursat përfshijnë:
-Kompensimin 800 EUR në muaj për studentët
-Kostot e udhëtimit deri në 275 EUR

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:
- Transkripta e notave
- Letër motivimi
- Kopja e pasaportës/letërnjoftimit
- Certifikata e gjuhës angleze (niveli minimal i gjuhës angleze B2)
- Learning Agreement (shkarko këtu)
(Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju(studentët) duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Prishtinës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.)

Për programet e studimit dhe kurset të ofruara në Çukurova University, Turqi, ju lutem vizitoni uebfaqet zyrtare, si më poshtë:

Economics (English) dhe Business Administration (English)  

http://eobs.cu.edu.tr/SistemDetay_en.aspx?OgrTurId=2

MA në Political Science (International Relations/European Studies)

http://eobs.cu.edu.tr/SistemDetay_en.aspx?OgrTurId=3

Ju duhet të aplikoni në Çukurova University për programe dhe lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në fakultetin tuaj në UP, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni për të vazhduar studimet në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.

Studentët nuk kanë të drejtë të përzgjedhin të njëjtat lëndë të cilat tashmë i kanë përfunduar.

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.

Afati për aplikim: 31 maj 2018

Dokumentet e skanuara duhet t’i dërgoni me titull ‘’Çukurova University’’ në emailat:

[email protected], [email protected]

Studentët e përzgjedhur, pastaj do të këshillohen për procedurat e tjera.
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkëlidhura në një dokument të vetëm, në PDF.

Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.