Erasmus + në Universitetin e Salzburgut - Austri
Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus + në Universitetin e Salzburgut - Austri

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete në Universitetin e Salzburgut - Austri, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbimin e studentëve për studime: Baçelor dhe Master.

Nivelet e mobilitetit për studentët:

Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve Bachelor dhe kanë notë mesatare mbi 8.00).

-Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Master në Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër të studimeve Master dhe kanë notë mesatare mbi 8.00)

Bursat përfshijnë:

  1. 850 EUR në muaj për studentët.
  2. Kostot e udhëtimit deri në 275 EUR.

Fushtat e mobiliteti:

Political sciences and civics
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor dhe Master:

  1. Certifikata e notave/Transkripta (preferohet në gjuhën angleze)
  2. CV (në gjuhën angleze)
  3. Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Leternjoftimit
  4. Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
  5. Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik)
  6. Certifikata e gjuhës angleze dhe për studime Bachelor edhe certifikata e gjuhës gjermane.
  7. Për programet e ofruara në gjuhën angleze/gjermane për nivelin Bachelor kërkohet niveli B2.

PËR PROGRAMET E OFRUARA NË GJUHËN ANGLEZE/GJERMANE KËRKOHET MINIMUM NIVELI B2
(Për studimet Bachelor është e nevojshme që studentët të kenë njohuri e gjuhës Gjermane dhe të kenë dëshmi).

Afati për aplikim për semestrin dimëror 2018 është: 1 qershor 2018.

Dokumentet me titull " Universitetin e Salzburgut " duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected], [email protected] . Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail.
Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.