Mbahet Ceremonia e Diplomimit të studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”
Me 2 qershor 2017, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” mbajti Ceremoninë e Diplomimit të 448 studentëve të gjeneratës 2016/17.  Nga 13 njësi akademike, 354 studentë u diplomuan për përfundimin e studimeve themelore, kurse  94 për master.

Në këtë ceremoni solemne të organizuar nga Universiteti i Prishtinës për studentët e tij, ishin të pranishëm shumë mysafirë duke filluar nga ministri i arsimit z. Arsim Bajrami, kori diplomatik i prirë nga Ambasadori amerikan z. Greg Delawie, anëtarë të Këshillit Drejtues në UP, anëtarë të Senatit të UP-së, përfaqësuesë nga USAID, GIZ, TIKA, si dhe partnerë të tjerë të UP-së.

Gjatë hapjes së ceremonisë së diplomimit mbajti fjalim Rektori i Universitetit, Prof. Dr. Marjan Dema me ç’rast përshëndeti të pranishmit dhe përgëzoj studentët për mundin dhe sakrificën studentore që kanë bërë deri në formësimin e një studiuesi në fushën në të cilën ata kanë zgjedhur të zhvillojnë karrierën. Rektori Dema, në emër të menaxhmentit të UP-së, falënderoj stafin akademik për kontributin e tyre, që këta studentë të gëzohen për këtë arritje.

Kurse ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami gjatë fjalimit të tij përshëndetës ju drejtua studentëve duke i përgëzuar ata për të arriturat e tyre, më tej ministri Bajrami falënderoj profesorët që po nxjerrin kuadro shumë të suksesshëm për tregun e punës.

Studentëve të diplomuar dhe të pranishmëve me një fjalim rasti ju drejtua edhe shkelqësia e tij Ambasadori amerikan z. Greg Delawie, i cili në fjalimin e tij uroj studentët për të arriturën e tyre dhe i quajti liderët e ardhshëm të Kosovës.

Është hera e dytë që kjo ceremoni e diplomimit po organizohet nga menaxhmenti i UP-së në shenjë mirënjohje dhe respekti për studentët e tij, ku këta të fundit janë tejet të kënaqur që ndodh një ngjarje e këtij lloji.

Instagram
Kontakti