Erasmus + Mobility në Riga Technical University, Letoni
Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus + Mobility në Riga Technical University, Letoni

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete për semestrin dimëror në Riga Technical University, Letoni, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve për studime Master

Fushat e mobilitetit:
- Business & administration
- Information and Communication Technologies
- Engineering and engineering trades
- Languages

Nivelet e mobilitetit për studentët:
-Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjajshme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër dhe kanë notë mesatare mbi 8.00).

Kohëzagjatja e bursave:
-një semestër, rreth 5 muaj

Bursat përfshijnë:
-Kompensimin mujor: 750 EUR në muaj për studentët
-Kostot e udhëtimit deri në 275 euro

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Master:
- Certifikata/ Transkripta e studimeve Master
- CV (në gjuhën angleze)
- Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Leternjoftimit
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
- Vërtetim student (jo më të vjetër se një muaj, i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik)
- Certifikata e gjuhës angleze

Për programet e ofruara në gjuhën angleze për nivelin Master kërkohet minimumi niveli B2.
Për programet e studimit dhe kurset të ofruara (Autumn Semester 2018) në Riga Technical University ju lutem vizitoni uebfaqen zyrtare:
http://fsd.rtu.lv/course-list-20162017/?lang=en

Afati për aplikim për semestrin dimëror është: 4 maj 2018 (shtyhet afati deri më 21 Maj 2018)
Semestri dimëror në RTU fillon me 1 shtator 2018.

Dokumentet me titull "Riga Technical University" duhet të dërgohen të skanuara tek:
[email protected], [email protected],

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail, të lidhura në një PDF.
Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.