Rektori Dema flet për ndryshimet në UPHP në Konferencën Vjetore të Asociacionit Evropian të Universiteteve mbajtur në Zvicër
Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema, ka qëndruar për disa ditë në Cyrih të Zvicrës, ku ka marrë pjesë në Konferencën Vjetore të Asociacionit Evropian të Universiteteve (EUA).

Dema, i cili ka përfaqësuar Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” në këtë konferencë, ka pasur rastin të flet për ndryshimet në Universitetin e Prishtinës, sfidat dhe përparimin që është bërë viteve të fundit, në kuadër të një tavolinë të rrumbullaket mbi lidershipin e universiteteve për avancimin e “përgjegjësisë sociale”, për çka ka pranuar vlerësim të lartë nga disa rektorë të universiteteve të tjera pjesëmarrëse në këtë aktivitet. Në këtë konferencë kanë marrë pjesë më shumë se 700 përfaqësues të universiteteve evropiane.

Konferenca vjetore e EUA-së e këtij viti u zhvillua nen temën “Angazhimi dhe përgjegjësia e Universiteteve në Formimin e Evropës”. Në këtë konferencë treditore u diskutua roli i universiteteve në gjenerimin e njohurive, zhvillimin e mirëkuptimit ndërkulturor dhe nxitjen e angazhimit qytetarë nëpërmjet misioneve të tyre thelbësore.