Prof. Asst. Dr. Sefer Avdiaj mësimdhënës në UP po qendron në National Institute of Standards and Technology (NIST) në SHBA si perfitues i grantit Fulbright Scholar nga Departamenti i Shtetit në SHBA.
Prof.Asst.Dr. Sefer Avdiaj mësimdhënës në Departamentin e Fizikes në UP po qendron në National Institute of Standards and Technology (NIST) në SHBA si perfitues i grantit Fulbright Scholar nga Departamenti i Shtetit - SHBA. Granti Fulbright Scholar konsiderohet si një nga grantet me prestigjioze.

Në kuader të qendrimit të tij në NIST, Prof. Sefer Avdiaj eshte duke punuar në standardin e ri për matjën e shtypjes me anë të interferometrise optike. Kjo teknike përdorë metoden Fixed Length Optical Cavity (FLOC) dhe Variable Length Optical Cavity (VLOC) për të matur refraktivitetin e gazit dhe përmes refraktivitetit të gazit përcaktohet shtypja.  FLOC dhe VLOC do të perdoret si standard primar me qellim të percaktimit të presionit dhe do të eleminojë në menyrë komplete nevojën për manometra të merkurit të cilët aktualisht përdorën si standard primar në metrologjinë e presionit dhe vakumit meqense manomentrat e merkurit kane kufizueshmeri të rezolucioni dhe avujt e merkurit janë helmues. Definim i ri i njesise se shtypjes (Paskalit) do te jete definim kuantik që nënkupton largim nga masat materiale dhe kalim në konstanta univerzale që është edhe këkesë nga Zyra Nderkombetare për Pesha dhe Matje që të gjitha njesitë matëse të bazohen në konstanta univerzale dhe të mos kete ndryshme të vlerave matëse në hapesire dhe kohe.