Hapet thirrja për shkëmbim të stafit akademik në Universitetin e Grazit, Austri, në kuadër të Programit Erasmus+
Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për shkëmbim të stafit akademik të UP-së, në Universitetin e Grazit, Austri, në kuadër të programit Erasmus + International Credit Mobility të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e stafit akademik

Fushat e mobiliteti:
Të drejtë aplikimi kanë stafi akademik i UP-së, në drejtime të ngjajshme të cilat ofrohën në Universitetin e Grazit.
Gjatë procesit të aplikimit, kërkohët dëshmi (letër mbështetëse) nga një nga profesorët e Universitetit të Grazit, të cilët pajtohën për të bashkëpunuar gjatë realizimit të mobilitetit në Universitetin e Grazit.

Për programet që ofrohën në Universitetin e Grazit ju lutem vizitoni uebfaqen zyrtare:
https://studien.uni-graz.at/en/degree-programmes/overview/

Kohëzgjatja e bursave:
- Staf akademik (në kohëzgjatje 5 ditë, + 2 ditë vajtje, ardhje)

Bursat përfshijnë:
- Kompensimin 140 EUR në ditë
- Kostot e udhëtimit deri në 275 EUR

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik:
- CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze)
- Kopja e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale)
- Certifikata e gjuhës angleze (Niveli minimal i gjuhës angleze B2)
- Letër mbështetëse nga stafi akademik i Universitetit të Grazit (i/e cila pajtohet për të bashkëpunuar gjatë qëndrimit tuaj një javor në Graz)
- Kontrata e punës me Universitetin e Prishtinës
- Plani i mobilitetit (shkarko këtu)
(Plani i Mobilitetit për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit.

Kandidatët të cilët do të pranohën për realizimin e mobilitetit në Graz, janë të obliguar që të pajisën me vizë “Visa-C-Erwerb”
Afati për aplikim është deri më: 4 prill 2018 (shtyhet afati deri me 13 prill)
Dokumentet me titull " Universiteti i Grazit" duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected], [email protected],
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë. Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail, në PDF.
Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.