Rektori Dema shpërblen me mirënjohje organizatorët e kongreseve të studentëve “QASJE I” dhe “QASJE II”
Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema, ka pritur në takim studentët organizatorë të kongreseve për studime juridike dhe ekonomike – QASJE I dhe II, të cilët i shpërbleu edhe me mirënjohje për rezultatet e treguara. Në këtë takim, prezent ishte edhe prorektori për kërkime shkencore në UPHP, prof. dr. Faton Berisha.

Rektori Dema përgëzoi studentët për organizimin e suksesshëm të këtyre dy edicioneve të këtij kongresi shkencor. Ai tha që studentët e tillë janë imazhi i vërtetë i studentëve të UPHP-së, dhe të tillët çdo herë do e kenë mbështetjen e Rektoratit për realizimin e ideve të tyre.

Drejtori i QASJE-s, Adonis Sindolli falënderoi Rektorin për mbështetjen e dhënë në organizimin e dy edicioneve të kongreseve “QASJE I” dhe “QASJE II”. Ai tha që pa mbështetjen e ofruar nga menaxhmenti i UPHP-së, ky Kongres nuk do të mund të realizohej në këtë format kaq madhor sa ka qenë në këto dy edicione. Njëherësh, Sinidolli tha që veçse kanë filluar përgatitjet për edicionin e tretë të Kongresit, i cili sipas tyre do të jetë organizim tradicional i studentëve të UPHP-së.

Kongresi i Parë Ndërkombëtar i Shkencave Juridike dhe Ekonomike – QASJE I është organizuar tetor të vitit 2016. Ai ka bërë bashkë rreth 150 studentë dhe profesionistë të shkencave juridike dhe ekonomike nga vendet fqinje dhe vende të tjera evropiane, si: Italia, Turqia, Austria, Gjermani. Ndërkaq QASJE II u mbajt në tetor 2017, me temën “Integrimi Euro-Atlantik i Republikës së Kosovës”. Studentët e shperblyer me mirenjohje janë: 

  1. Adonis Sinidolli
  2. Gentiana Gubetini
  3. Xhemajl Musliu
  4. Adrianit Ibrahimi