APLIKO PËR PUNË PRAKTIKE NË UNINVERSITETIN E PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA”
Kupto më shumë për profesionet në Universitetin e Prishtinës ‘Hasan Prishtina”!

Ftohen studentë të UP-së që të aplikojnë për punë praktike (praktikantë) në njësitë akademike dhe Administratë qendrore të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina “.

Studentët do të jenë të angazhuar me orar fleksibil në koordinim me mbikëqyrësin e drejtëpërdrejtë të njësisë përkatëse akademike apo administratës qendrore.
Puna praktike në Universitetin e Prishtinës është me pagesë në vlerë 80 € në muaj.
Në kuadër të punës praktike deri në fund të vitit 2018 do të angazhohen 291 studentë nga fusha të ndryshme studimi si: Filozofik, FSHMN (Biologji & Kimi) Filologji (Gazetari, Gjuhë angleze, Gjuhë Shqipe), Juridik, Ekonomik, FNA; FIEK (IT), FBV, Edukim.
Numri i studentëve që do të përzgjedhen nga fushat specifike të studimit do të caktohet sipas nevojave të brendshme të Universitetit.

Praktika për studentët e përzgjedhur do të zgjasë nga tre muaj (3 muaj) për secilin grup dhe atë:
-  për grupin e parë 97 studentë, nga data 01.04.2018 deri më 30.06.2018;
-  për grupin e dytë 97 studentë, nga data 01.07.2018 deri më 30.09.2018;
-  për grupin e tretë 97 studentë, nga data 01.10.2018 deri më 30.12.2018.

Detyrat dhe përgjegjësitë për praktikantët:
Detyrat dhe përgjegjësitë e praktikantit do të caktohen nga mbikëqyrësi (në varësi se ku caktohet praktikanti).

Informata rreth aftësive në punë:
Praktikanti/ja preferohet të ketë: Shkathtësi të komunikimit, aftësi të mira analitike, shkathtësi dhe njohuri në aplikimin e programeve kompjuterike nga pako Microsoft Office, programim (për IT) dhe shkathtësi në punë teknike, aftësi të punës në grup, motiv për t’u vetë zhvilluar.

Numri i studentëve praktikantë për periudhën tremujore që do të shpërndahen në këto fakultete (97 praktikantë).

1.Fakulteti Filozofik................................................................................7 praktikantë
2.FSHMN..............................................................................................7 praktikantë
3.Fakulteti i Filologjisë: ..........................................................................7 praktikantë
4.F.Juridik..............................................................................................7 praktikantë
5.Fakulteti Ekonomik: ............................................................................7 praktikantë
6.FNA...................................................................................................4 praktikantë
7.FIEK..................................................................................................4 praktikantë
8.FIM....................................................................................................4 praktikantë
9.Fakulteti i Mjekësisë:..........................................................................7 praktikantë
10.Fakulteti i Arteve: .............................................................................5 praktikantë
11. Fakulteti i Bujqësisë & Veterinarisë....................................................5 praktikantë
12.Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit: .................................................4 praktikantë
13. Fakulteti Edukimit............................................................................7 praktikantë
Administrata Qendrore: .........................................................................22 praktikantë

Procedurat e aplikimit:

  1. Vizitoni ueb faqen: ekarriera.uni-pr.edu duke u kyçur me nr. e SEMS ID-së dhe fjalëkalimin e njëjtë që përdorni në SEMS.
  2. Plotësoni CV-në tuaj dhe letrën motivuese në sistem, i shkarkoni në PDF dhe i dërgoni në emailin [email protected]
  3. Gjithashtu, tek seksioni “Evente” kërko njoftimin “Apliko për punë praktike në UP” dhe zgjedh “Do të marrë pjesë”. Të dhënat e juaja do të regjistrohen automatikisht në sistemin tonë.

Aplikimi dhe kriteret për aplikim:

  1. Kandidati për punë praktike duhet të jetë studentë i rregullt në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
  2. Në përzgjedhjen e studentëve për punë praktike, Universiteti i Prishtinës do të marrë parasysh notën më të lartë mesatare të studentëve.
  3. Studentët që përzgjidhen për të kryer punë praktike duhet të jenë studentë të vitit të tretë ose të katërt të studimeve Bachelor ose të jenë të regjistruar në studimet Master.
  4. Studentët të cilët këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar në konkurset paraprake të organizuara përmes UP-së, nuk do të merren në konsideratë për punë praktike.

Aplikimi është i hapur për të gjithë studentët e Fakulteteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” të shënuar si në pikën 3 të këtij njoftimi.
Praktikantët në përfundim të programit të punës praktike do të pajisen me Referencë dhe Certifikatë nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina “.
Dokumentet duhen të dorëzohen në formatin elektronik Pdf, në email adresën [email protected]
Afati i aplikimit nga data 12.03.2018 deri më datë 19.03.2018.