FTESË PËR APLIKIM NË SEMINARIN “HYRJE NË EFIÇIENCËN E ENERGJISË DHE AUDITIMIN E ENERGJISË”
Me qëllim të përkrahjes së Qendrës për Energji dhe Qëndrueshmëri (QEQ) drejt realizimit të misionit të vet përkatësisht drejt ngritjes së saj në qendër kombëtare universitare për ofrimin e shërbimeve jo vetëm për studentë por edhe për profesionistë të involvuar në sektorin e energjisë, Universiteti Shtetëror i Arizonës (ASU) organizon një seminar të veçantë në Prizren, nga 13 deri 15 mars me temën: Hyrje në efiçiencën e energjisë dhe auditimin e energjisë.

Prandaj ASU dhe QEQ, kanë kënaqësinë të ftojnë të interesuarit për studime të energjisë, në veçanti ata me sfond akademik në fushën e energjisë të aplikojnë për pjesëmarrje në këtë seminar. Për më shumë detaje rreth Seminarit dhe formën e aplikimit, klikoni më poshtë.

Seminari "Hyrje në Efiçiencën e Energjisë dhe Auditimin e Energjisë" në Prizren, Mars 2018, Shqip

AF-Energy Auditing Seminar in Prizren March 2018, English