Erasmus+ në Universitetin Politecnico di Bari, Itali
Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në Universitetin Politecnico di Bari, Itali

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete në Universitetin Politecnico di Bari në Itali në fushën e Arkitekturës, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve për studime Master (hulumtimin për temë të diplomës)

Nivelet e mobilitetit për studentët:

  • Master: Studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar semestrin e fundit (semestrin e   IX). Studentët të cilët do të përzgjidhen, gjatë qëndrimit në Politecnico di Bari do të punojnë në hulumtimin për temë të diplomës.

Bursat përfshijnë: 

  • Kompensimin 850 EUR në muaj për studentët;
  • Kostot e udhëtimit deri në 275 EUR;

Kohëzgjatja e bursave:

•    Master (në kohëzgjatje prej 3 muaj, prill, maj dhe qershor)

Fushat e studimit:

  • Arkitekturë –Dizajni Urban

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët të nivelit Master janë:

  • Vërtetim studenti(i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);
  • Certifikata e notave/Transkripta
  • Certifikata e gjuhës angleze (Niveli minimal i gjuhës angleze B1) ;
  • CV (në gjuhën angleze) ;
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze) ;

Afati për aplikim është deri më 16 shkurt 2018

Dokumentet me titull "Politecnico di Bari " duhet të dërgohen të skanuara tek:  [email protected] , [email protected] uni-pr.edu , [email protected],

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail, në pdf.
Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.