Fillon vlerësimi i lëndëve dhe mësimdhënësve në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”
Të nderuar studentë, Ju njoftojmë se vlerësimi i lëndëve dhe mësimdhënësve për semestrin dimëror, do të filloj nga data 10 Janar 2018. Kjo mundësi, studentëve të Universitetit të Prishtinës, ju ofrohet një herë në semestër, andaj luteni që secili nga ju ta shfrytëzon të drejtën e vlerësimit në mënyrë që të jeni pjesë integrale e sistemit të menaxhimit të cilësisë, kështu do të kontribuoni në rritjen e cilësisë së Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Procesi i vlerësimit realizohet nga Zyra për Zhvillim Akademik udhëhequr nga menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Vlerësimet janë plotësisht konfidenciale dhe pyetësori garanton anonimitet të plotë!

Vlerësimi do të realizohet përmes:

Sistemit të Menaxhimit dhe Monitorimit të Cilësisë SMC / SEMS

Çka është SMC / SEMS?

SMC është shkurtesë për emërtimin: “Sistemi për Menaxhimin dhe Monitorimin e Cilësisë”.

SEMS është shkurtesë për emërtimin:” Sistemi Elektronik për Menaxhimin e Studentëve”.

SMC është modul softuerik i cili funksionon në kuadër të SEMS-it, me anë të së cilës, në mënyrë elektronike merën vlerësimet e studentëve, personelit akademik dhe administrativ, përfaqësuesve të tregut të punës dhe akterëve tjerë relevant lidhur me shërbimet akademike dhe administrative që ofrohen nga Universiteti i Prishtinës.

Rezultatet e vlerësimeve të studentëve, stafit dhe akterëve tjerë do ti shërbejnë Universitetit të Prishtinës për ngritjen e vazhdueshme të cilësisë

Përmes-SMC  mundësohet:

  1. Vlerësimi elektronik nga studentët për lëndën, mësimdhënien dhe mësimdhënësit;
  2. Vlerësimi elektronik nga studentët, personeli akademik dhe administrativ për cilësinë e gjithëmbarshme të shërbimeve që ofrohen nga Universiteti i Prishtinës;
  3. Vlerësimi elektronik nga përfaqësuesit e tregut të punës për të diplomuarit e Universitetit të Prishtinës.

Orari i vlerësimit on-line për lëndët e ofruara në semestrin dimëror të vitit akademik 2017/2018 është:

10 Janar 2018– 10 Shkurt 2018

Udhëzim për plotësimin e pyetësorit:

Kur ta hapni llogarinë e juaj në SEMS, në faqen kryesore do t’ju shfaqet kjo kuti:

  1. Klikoni në vegzën Pyetësori për vlerësimin e lëndës dhe vazhdoni të plotësoni pyetësorin,
  2. Kur ta përfundoni plotësimin e pyetësorëve klikoni tek fjala Dërgo.

Për çdo paqartësi gjatë procesit, ju lutemi të na drejtoheni në adresën elektronike:[email protected]

Ju faleminderit për kontributin e juaj!

Universiteti i Prishtinës
« Hasan Prishtina «
Zyra për Zhvillim Akademik