Rektori Dema shpërblen me mirënjohje profesorin Isa Memishin – fitues i çmimit "Translation and International Understandingʺ në Katar
Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema, ndau mirënjohje për prof. asoc. dr. Isa Memishin, për suksesin e treguar në garën “Transitional and International Understanding” në Katar, duke e fituar çmimin kryesor me hartimin e Fjalorit Arabisht – Shqip, si dhe për kontribute të tjera në fushën e përkthimeve nga gjuha arabe në gjuhën shqipe.

Rektori Dema e përgëzoi profesorin Memishaj për suksesin e arritur, ndërkaq tha që shpreson që ky sukses i profesorit të jetë edhe një rast ideal për reflektim edhe për të tjerët, në mënyrë që sukseset e tilla të mos i mungojnë UP-së.

Ne anën tjetër, profesori Memishaj foli për rrugëtimin deri tek ky sukses, si dhe lumturinë e përjetuar në momentin që në mesin e gjuhëve më të mëdha botërore, një çmim i tillë i ndahet edhe kontributit të përkthimeve në gjuhen shqipe. Ai falënderoi Rektorin për mirënjohjen e dhënë.

Isa Memishi, profesor i gjuhës arabe në degën e Orientalistikës në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" është shpërblyer nga juria profesionale e garës “Transitional and International Understanding” për Fjalorin Arabisht – Shqip të botuar në vitin 2011. Ndarja e shpërblimit "Translation and International Understandingʺ i Shikh Hamad, Emir i Katarit, i treti shpërblim me radhë, është bërë me 15 dhjetor 2017, në Doha, në prezencë të princit H.H Sheikh Jassin bin Hama Al Thani.