Rektori Dema uron festat e fundvitit

Të nderuar dhe shumë të respektuar miq, 
Të dashur studentë,
Ju të nderuar qytetarë të Kosovës,

Në emër të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe në emrin tim personal, ju dëshiroj juve dhe të dashurve tuaj gjitha të mirat për festat e fundvitit!

Viti 2017 ka qenë një vit i mrekullueshëm i bashkëpunimit dhe miqësisë!. 

Të gjithë ne duhet të kemi besim tek vetvetja, sepse vetëm kështu mund t’i  përballojmë me efikasitet sfidat e vitit të ardhshëm. Duke qenë larg ndikimeve politike, duhet të mendojmë për zgjidhje stabile të çështjeve kryesore që preokupojnë sot Universitetin e Prishtinës, sepse një shoqëri e vërtetë demokratike ka nevojë për arsim të lartë e të pavarur.

Por, ajo që është më e rëndësishmja, Shoqëria Kosovare ka nevojë për profesionistë të ndershëm dhe kurajozë. E askush këtë nuk mund ta ofrojë më shumë se Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Si drejtuesi kryesor i këtij institucioni, në bashkëpunim me menaxhmentin, stafin akademik e administrativ të Universitetit të Prishtinës, Ju dëshiroj një vit sa ma të suksesshëm dhe uroj që në vitin 2018 të gjithë të përkujdesemi për burimin e pashtershëm të dijenisë, për Universitetin tonë “Hasan Prishtina”.

Gëzuar Festat!

Sinqerisht,

Marjan DEMA