Investimet e projektit partner DIMAK Kosovo, një tjetër rrëfim i suksesshëm i partneritetit
Certifikim ndërkombëtar nga Academy for International Cooperation AIZ - GIZ

Nga 13 - 16 Dhjetor  2017,  z. Shkumbin Tafilaj – Këshilltar  për Krarierë në Zyrën për Zhvillim Akademik – ZZhA /  QZhK,  ishte pjesëmarrjës në trajnimin me temen: Politikat e tregut të punës dhe promovimi i punësueshmërisë, (  mbajtur në datat: 14  – 15 Dhjetor  2017 në Eschborn - Frankfurt  ),  trajnim  i organizuar nga -  GIZ /  Academy for International Cooperation ( AIZ ), financuar nga:  The Deutsche Gesellschaft gur Internationale Zusammenarbeit GmbH – Programme Migration Development / German Information Centre for Migration, Vocational Training & Career  - PME/ DIMAK  dhe mbështetur në Marrëveshjen e Mirëkuptimit  - Neni 3. 1.2 / 2 ( nënshkruar në mesë UPHP dhe GIZ -03.05.2017 ). 

Të udhehequr nga Znj. Valbona Hoti – Këshilltare në DIMAK - Qendra gjermane e informacinit për migracion, arsim dhe karrierë, në fillim të agjendes ashtu si edhe kërkohej, z. Tafilaj dhe atë në cilësinë e përfaqësuesit të Universitetit të Prishtinës  - “ Hasan Prishtina “ ,   prezantoj para audiences,  Universitetin e Prishtinës " Hasan Prishtina ", rolin, rendësin dhe shërbimet e QZhK-së, dhe partneritetin me projektin DIMAK - German information centre for migration, vocational training & career. 

Trajnimi  kishte për qellim njohjen me praktikat, metodat,  aktivitetet ndërkombëtare,  politikat e tregut të punës dhe promovimi i punësueshmërisë nga GIZ - The Deutsche Gesellschaft gur Internationale Zusammenarbeit GmbH.  Trajnimi bazohej në: LEAD Training Methodology,  (LEAD fokusohet në zgjidhjen praktike të problemeve. Për gjatë trajnimit aplikohen rastet kur palët e zgjedhura kanë të drejtë, duke nxitur ndarjen e përvojave midis pjesëmarrësve ). Po ashtu kurikula ka përmbajtur dy module dhe për gjatë trajnimit janë shtjelluar temat: analiza e pengesave dhe potencialeve, qasjet e promovimit të punësimit dhe politikave për punësueshmëri,  efektet e punësimit, qendrueshmeria në politikat e punësueshmërisë, promovimi i punësimit në kontekstin e vendeve në konflikt, fragjiliteti dhe dhuna në vendet e punës, punësimi i të rinjëve dhe punësimi i grave, orientimi dhe ndërlidhja me tregun e punës përmes këshillimit në karrierë etj. 
z. Tafilaj,  është mentoruar nga Traineret: Znj. Dina Fassbender dhe Znj. Heike Hoess,  nga GIZ /  Academy for International Cooperation ( AIZ ).

Z. Tafilaj, shtoj:  “Jam i motivuar që në aktivitetet e QZhK-së në raport me tregun e punës të implementoj praktikat e reja të fituara nga Academy for International Cooperation AIZ / GIZ  dhe ti përkthejë në sukses të rritjes së numërit të të punësuarve ( të diplomuar dhe studentë të UPHP-së ), kjo një kërkesë edhe e Planit Strategjik të Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina “  ( 2016 – 2019 ). “