Akademiku Alajdin Abazi, anëtar i Këshillit Drejtues të UP-së, promovon botimin e ri
Me rastin e 75 vjetorit të tij, akademiku Alajdin Abazi, anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, me një ceremoni të organizuar në Akademinë e Shkencave dhe Arteve në Shkup, bëri promovimin e botimeve “Punime të përzgjedhura”.

Veprat e promovuar janë:

  1. Elektromagnetika, materialet elektroteknike, energjia dhe mjedisi, dhe
  2. Arsimi sipëror dhe Universiteti i Evropës Juglindore.


"Kjo është edhe një histori e një karriere dhe për 75 vjetorin tim unë përgatita këto dy libra që dallojnë për nga përmbajtja. Libri i parë është për lëmin tekniko-teknologjike, për fizikën, kurse libri dytë është më i lehtë për ta lexuar, për arsye se është fjala për arsimin e lartë ", tha akademiku Abazi në fjalën e tij.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe Rektori i Universiteti të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema, prorektorja për marrëdhënie ndërkombëtare në UP, prof. Teuta Pustina, përfaqësues të institucioneve qeveritare, e akademikë të shumtë.

Botimi mund të gjendet në gjuhën shqipe, maqedone dhe angleze.