REKTORI DEMA URON “28 NËNTORIN”
Me rastin e festës së 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema ua uron këtë festë gjithë studentëve, stafit akademik dhe administrativ të Universitetit të Prishtinës, pjesëtarëve të familjeve të tyre si dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo në botë.

Urime gjithë shqiptarëve përvjetori i 105-të i mëvetësisë së Shqipërisë!

Nëntori është i shqiptarëve. Është pikërisht muaji kur ne festojmë me ngazëllim shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë – Ditën e Flamurit, ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jasharit dhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

28 Nëntori nënkupton unitet për popullin shqiptar. Andaj, në këtë ditë, ju ftoj që ky unitet të vihet në pah edhe më shumë, që së bashku t’u bëjmë ballë sfidave të kohës e t’i mbrojmë, ashtu siç vepruam çdo herë në histori, vlerat tona kombëtare.

Në ketë ditë të sakrificës, ftoj që së bashku të japim më shumë kontribut nga vetja jonë, për një të ardhme me arsimim më cilësor për gjeneratat pasuese!

Zoti ju bekoftë!

 

Me nderime,
Marjan Dema – Rektor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”