Përfundoi trajnimi “Mësimdhënia në Arsimin e Lartë” e organizuar nga Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”
Më 24 dhe 25 nëntor 2017, u mbajtë trajnimi “Mësimdhënia në Arsimin e Lartë” e organizuar nga Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Trajnimin dyditor të organizuar në sallën e masterit të Fakultetit të Edukimit dhe të realizuar nga trajnerët e certifikuar të QPM-së e vijuan 25 asistentë nga njësi të ndryshme akademike të UP-së.

Agjenda - Mësimdhënia në Arsimin e Lartë

Përmes këtij trajnimi, vijuesit u njohën me teori dhe qasje të ndryshme bashkëkohore përkitazi me mësimdhënien dhe të nxënit  të cilat  do të mund të zbatojnë në punën e tyre me studentët, duke synuar gjithnjë avancimin e shkathtësive të tyre mësimdhënëse, si dhe përmirësimin e rezultateve të studentëve përmes promovimit të të nxënit aktiv.