REKTORI DEMA NGUSHËLLON FAMILJEN YMERI

E respektuara familje Ymeri,

Me dhimbje të thellë pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të intelektualit, profesorit, njëherësh njërit ndër stomatologëve më të mirë të vendit tonë, prof. dr. sci. Rifat Ymeri.

Profesor Ymeri me punën dhe me veprën e tij, la gjurmë të përjetshme në shoqërinë shqiptare, duke dhënë kontribut në fushën e stomatologjisë për dekada të tëra, si mjek por edhe si profesor në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Andaj, në emër të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, u shpreh familjarëve dhe miqve ngushëllimet më të sinqerta!

Me mendje e zemër, në këto ditë aq të hidhura, jemi pranë familjarëve dhe miqve të tij.

Pushoftë i qetë!

Prof. dr. Marjan Dema
Rektor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”