Erasmus+  në "Leipzig University”, Gjermani
Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+  në "Leipzig University”, Gjermani

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin veror në "Leipzig University", Gjermani në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.


Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e studentëve për studime Master dhe Doktorët (një semestër);
  • Shkëmbimin e stafit akademik.

 

Master & Doktoratë, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejt aplikim kanë studentët e Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikore, përkatësisht të Departamentit të Kimisë.


Fushat e mobilitetit janë:

  • Studentët Master  dhe Doktoratë
  • Shkëmbim Stafi.
     

Bursat përfshijnë: 

  • Kompensimin mujor 800 EUR në muaj për studentët;
  • Kompensimin 120 EUR në ditë për stafin;
  • Kostot e udhëtimit deri në 275 EUR;

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“.
 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Master dhe Doktoratë janë:

  • Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze apo gjermane të përkthyer nga ndonjë përkthyes i licencuar) që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik)
  • Certifikata e notave/ Transkripta (për studentët e studimeve Master edhe certifikata e studimeve Bachelor)
  • Certifikata e gjuhës angleze (Niveli minimal i gjuhës angleze apo gjermane B2)
  • CV (në gjuhën angleze)
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
  • Kopje e Pasaportës

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik:

  • CV (në gjuhën angleze);
    Planin për mësimdhënie  (Plani për mësimdhënie për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit: (shkarko këtu);
  • Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit;
  • Certifikata e gjuhës së huaj (Niveli minimal i gjuhës angleze apo gjermane B2);

Afati për aplikim për semestrin veror është deri më: 6 nëntor  2017

Dokumentet me titull " Leipzig University” duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected] , [email protected], [email protected],

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.