Universiteti i Prishtinës kujton përmes konferencës “Ballafaqimi me të kaluarën”
Në fillim të muajit tetor, Alter Habitus – Instituti për Studime në Shoqëri dhe Kulturë, Qendra për Studime të Evropës Juglindore e Universitetit të Grazit, dhe Universiteti i Prishtinës organizuan konferencën ndërkombëtare “Ballafaqimi me të kaluarën: Lëvizjet shoqërore në Kosovë gjatë socialzimit të viteve ’90”. Konferenca u organizua me rastin e 20 vjetorit të demonstratave të studentëve të vitit 1997 në Prishtinë, dhe shumë prej panelistëve në konferencë ishin vetë organizatorë të atyre demonstratave.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Marjan Dema, në fjalimin e tij, theksoi rëndësinë e lëvizjeve studentore gjatë asaj kohe. “Roli i Universiteti i Prishtinës në lëvizjet shoqërore ka qenë vital,” tha ai. “Universiteti i Prishtinës ishte foleja kryesore nga ku filluan dhe u ngritën çështjet më madhore të kombit tonë, në gjysmën e shekullit të kaluar. Studentët tonë, krahas studimeve, kryen edhe një detyrë shumë të rëndësishme për vendin e tyre.”

Panelistët, që vinin nga fusha të ndryshme shkencore e shoqërore, prezantuan konferencën dhe temën e ballafaqimit me të kaluarën përmes këndit të demonstratave të ndryshme që ndodhën në Kosovë atë kohë. Paneli mbi 20-vjetorin e demonstratave të 1997-es u mbajt me panelistët Mihane Salihu - Bala, Albin Kurti dhe Prof. Dr. Bujar Dugolli, që organizuan demonstratë 20 vite më parë. Aktivistet feministe Shukrije Gashi dhe Igballe Rogova ndanë perspektivat e tyre gjithashtu.

Konferenca lejoi panelistët dhe publikun të kujtojnë përvojat e tyre gjatë regjimit të Millosheviçit, kur shqiptar u ndanë dhe shkarkuan nga institucionet publike, përfshirë këtu edhe Universitetin e Prishtinës. Protestuesit e demonstratave atë kohe kishin dy kërkesa: të drejtën për barazi, dhe të drejtën për arsim.

"Ne ishim të zhgënjyer nga mësimi që po mbahej në bodrume dhe garazha", tha panelisti Prof. Dr. Bujar Dugolli. "Një realitet i ri mori rrënjë në vitin 1997: ne ishim një brez rebel, që nuk i përmbushi dëshirat e organizatave politike."

Në konferencë u diskutua edhe për rolin e Universitetit të Prishtinës në lëvizjet shoqërore në Kosovë, për dimensionet e ndryshme të demonstrave të vitit 1981 dhe, ndër të tjera, për klasën punëtore dhe lëvizjet shoqërore. Iniciativa e Historisë Gojore prezantoi projektin e saj “Drejt praktikave të reja të ekspozitë-bërjes: Fushata e Pajtimit të Gjaqeve në ekspozitë” dhe konferenca promovoi librin e Mary Motes, “Kosova: preludi i luftës 1966-1999”.