Erasmus + në  Polytechnic of Porto, Portugali
Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për trajnim të stafit në Polytechnic of Porto, Portugali në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbimin e stafit  për trajnim (5+2 ditë).

Bursa përfshinë:

  • Kompensimin 120 EUR në ditë;
  • Kostot e udhëtimit deri në 275 EUR.

Fushat e mobilitetit:

  • Business  Administration;
  • Health;
  • Education;
  • Library Studies.

Kohëzgjatja e mobilitetit:

  • 7 ditë (5+2)

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV (në gjuhën angleze)
  • Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit
  • Kontrata e punës
  • Certifikata e gjuhës angleze (minimumi niveli B2).

Afati për aplikim është deri më: 6 tetor 2017

Dokumentet me titull " Polytechnic of Porto" duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected] , [email protected] .

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të lidhura në një dokument, në pdf.

Për më shumë informata mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë