Erasmus+ në Middle East Technical University, Turqi
Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin pranverorë 2017/2018 për mobilitete në Middle East Technical University, Turqi, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

-Shkëmbimin e studentëve për studime (BA dhe MA)

Nivelet e mobilitetit për studentët:

Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Bachelor në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjajshme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët të paktën kanë të përfunduar vitin e parë të studimeve dhe kanë notë mesatare mbi 8.00)

-Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjajshme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semester dhe kanë notë mesatare mbi 8.00)

Kohëzagjatja e bursave:

- Bachelor (5 muaj, shkurt – qershor 2018)

- Master (5 muaj, shkurt – qershor 2018)

Bursat përfshijnë:

- Kompensimin 800 EUR në muaj për studentët

- Kostot e udhëtimit deri në 275 EUR

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:

- Transkripta e notave
- Letër motivimi
- Kopja e pasaportës/letërnjoftimit
- English proficiency document (please see attached)
- Certifikata e gjuhës angleze (Niveli minimal i gjuhës angleze B1)
- Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik)

Për programet e studimit dhe kurset të ofruara në Middle East Technical University, Turqi, ju lutem vizitoni uebfaqet zyrtare, si më poshtë:

http://www.metu.edu.tr/faculties-institutes-schools

https://catalog.metu.edu.tr/

Ju duhet të aplikoni në Middle East Technical University për programe dhe lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në fakultetin tuaj në UP, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni për të vazhduar studimet në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.

Afati për aplikim për semestrin pranverorë: 17 tetor 2017

Dokumentet e skanuara duhet t’i dërgoni me titull ‘’Middle East Technical University’’  në emailat:

[email protected], [email protected]

Studentët e përzgjedhur, pastaj do të këshillohen për procedurat e tjera.

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkëlidhura në një dokument të vetëm, në PDF.

Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.