Erasmus + Mobility në Universitetin e Zagrebit, Kroaci
Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin verorë 2017/18, për shkëmbim të studentëve në Universitetin e Zagrebit, Kroaci, në kuadër të programit Erasmus + International Credit Mobility të Komisionit Europian

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

-Shkëmbimin e studentëve për studime Bachelor, Master dhe PhD (dy bursa në kohëzgjatje prej 5 muaj)

Fushat e studimeve:

- Earth sciences (Geography, Geology) – UNIZG – Faculty of science, geography department,
- Humanities (Ethnology and Cultural Anthropology) - UNIZG – Faculty of humanities and social sciences
- Veterinary medicine - UNIZG – School of veterinary medicine
- Agriculture, forestry, fisheries, veterinary, inter-disciplinary programme - UNIZG – Faculty of agriculture
- Law - UNIZG – Law faculty

 

Nivelet e mobilitetit për studentët:

  • Bachelor: (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni në University of Zagreb.

(Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve, dhe kanë notë mesatare mbi 8.00).

  • Master: Studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni (Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktë një semester dhe kanë notë mesatare mbi 8.00).
  • PhD (studentët duhet të jenë duke vijuar studimet e Doktoratës në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjajshme për të cilat aplikoni).

Bursat përfshijnë:

- 800 EUR në muaj
- Bileta kthyese mbulohet nga Universiteti i Zagrebit

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin BA, MA dhe PhD

-Certifikata e notave/Transkripta e studimeve

CV (në gjuhën angleze)

-Një letër motivimi (në gjuhën angleze)

-Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik)

-Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Leternjoftimit

-Certifikata e gjuhës angleze

  • Për programet e ofruara në gjuhën angleze për nivelin BA, MA dhe PhD kërkohet dëshmi të njohjes së gjuhës angleze të nivelit minimumi B2(Upper Intermediate),ose IELTS 5.5 – 6.5, ose TOEFL 87-109, ose ekuivalent.

Learning Agreement

 (Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju (studentët) duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Prishtinës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

Keni të drejtë të përzgjedhni vetëm ato lëndë që ofrohën për semestrin veror që përbëjnë në total jo më pak se 30 ECTS për nivelin BA, 20 ECTS për nivelin MA.

Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në University of Zagreb, lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në fakultetin tuaj, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni për të vazhduar studimet në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.

Pasi të plotësohet dokument ‘Learning Agreement’’ tek fusha ‘‘commitment’’ duhet të nënshkruhet nga aplikanti dhe tek ‘’Responsible person at the Sending Institution’’ duhet nënshkruar nga koordinatori i ECTS-ve ose prodekani për çështje mësimore i Fakultetit përkatës.

Studentët e doktorates kanë të drejten e aplikimit për të bërë hulumtim të temës së doktorates, por paraprakisht duhet të dorëzoni një skicë të hulumtimit të propozuar (1 faqe) për të parë temën e hulumtimit dhe të ju caktohet mentori kompetent.

Afati për aplikim për semestrin verorë 2017/2018 është: 13 tetor 2017

Dokumentet me titull "University of Zagreb Application" duhet të dërgohen të skanuara tek:

[email protected], [email protected]

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail.

Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.